Flash News

E-TJERA

Shkelën urdhrin për vendosjen e maskave në rrugë, policia vendos 341 gjoba, 11 persona shoqërohen në komisariat

Shkelën urdhrin për vendosjen e maskave në rrugë, policia

Edhe gjatë ditës së sotme, shërbimet e Policisë, gjatë kontrolleve, kanë konstatuar se shumica e qytetarëve i kishin vendosur maskat mbrojtëse.

Sipas policisë, gjatë kontrolleve janë konstatuar edhe qytetarë që nuk i kishin vendosur maskat dhe për këto raste, shërbimet e Policisë në të gjithë vendin kanë vendosur 341 masa administrative me vlerën 3.000 lekë secila.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 11 persona që nuk i janë bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të treguar dokumentin e identifikimit, me të cilin punonjësi i Policisë duhet të plotësonte fletën e gjobës për shkeljen e konstatuar.

Të fundit