Flash News

E-TJERA

Shkelet embargoja/ Qeveria e mohoi, media franceze: Anija ruse ndodhet në brigjet shqiptare

Shkelet embargoja/ Qeveria e mohoi, media franceze: Anija ruse ndodhet në

Disa ditë me parë u denoncua shkelja e embargos aktuale nga ana e shtetit shqiptar kundër kompanive ruse, pas agresionit të saj ushtarak ndaj Ukrainës.

Dje reagoi ministria e Infrastrukturës, e cila mohoi lajmet dhe tha se anija në fjalë ishte marrë me qera nga një kompani britanike dhe se nuk ishte e kompanisë së ndëshkuar.

“Lidhur me lajmin e publikuar sot në media për një anije me flamur rus që po përpunohet në Porto Romano, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë sqaron se: Anija për transportin e  mallrave të përgjithshme, me emrin “Neptun” me IMO 9358010 me flamur rus, por e marrë me qira (chartered) nga një kompani nga Britania e Madhe në datën 27.02.2022 është futur në ujërat e Republikës së Shqipërisë dhe ka qëndruar në radën e Portit të Durrësit. Nga verifikimi i dokumentacionit të anijes, nga ana kapitenerisë së Portit Durrës, ka rezultuar se mjeti lundrues ka pasur mungesa në dokumentacion”, thuhej në reagim.

Teksa ka shpërndarë denoncimin e një qytetari, ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë se “Neptun” po përpunohet në Portin e Durrësit. Ai shton se anija nuk ka grurë, por materiale të tjera.

Në mesazhin e qytetarit drejtuar Berishës citohet edhe një lajm i medias franceze. Ajo shkruan se anija nuk është pranuar në portet e Francës për shkak të sanksioneve të vendosura. Gjithashtu shkruan gjithashtu se “Neptun është në spirancë në brigjet e Shqipërisë”.

"Një anije mallrash ruse 127 metra e gjatë e quajtur "Udhëheqësi Baltik" që transportonte makina është kapur gjatë natës nga marina franceze në Kanal dhe është shoqëruar në portin e Boulogne-Sur-Mer në Francën veriore është dërguar në portin francez pas një kërkese të qeverisë franceze, sepse dyshohet se i përket një kompanie të shënjestruar nga sanksionet e BE-së kundër Moskës”, shkruan media franceze.

Gjithashtu shton se anija është ndërtuar në vitin 2000 dhe është në pronësi të operatorit rus Transmorflot dhe i menaxhuar nga PSB Leasing, e cila është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara dhe BE në lidhje me pushtimin rus të Ukrainës.

 

Të fundit