Flash News

E-TJERA

Shkeli embargon ruse bashkë me Ramën, flet Abazoviç: E pavërtetë, Mali i Zi ka plotësuar politikën e BE

Shkeli embargon ruse bashkë me Ramën, flet Abazoviç: E

Media malazeze “Pobjeda” denoncoi një skandal të përmasave ndërkombëtare, ku u përfshi edhe Shqipëria.

Sipas medias, qeveria shqiptare dhe ajo e Malit të Zi thyen embargon ndaj Rusisë, duke lejuar tregtinë e grurit dhe të plehrave kimikë mes Serbisë dhe Rusisë, përmes Portit të Durrësit.  

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka reaguar për herë të parë duke hedhur poshtë akuzat. Abazoviç tha në një dalje për mediat gjatë vizitës në Tiranë, se nuk është e vërtetë.

Ai shtoi se çdo sanksion i vendosur nga Bashkimi Evropian për Rusinë është respektuar edhe nga Podgorica.

“Absolutisht nuk është e vërtetë, ne ato gjëra nuk mundemi ti ndalojmë. Fake Neës nuk e ndalim dot. Mali i Zi e ka 100 të plotësuar politikën e jashtme me politikën e BE-së. Çdo sanskion që është vendosur ndaj Rusisë në Bruksel i është vendosur dhe në Podgoricë. Mali i Zi është një prej 3 shteteve europiane që ka nënshkruar një deklaratë speciale me presidentin Zelensky," tha ai.

 

Të fundit