Flash News

E-TJERA

Shkeli masat në mbledhje partie, Rakacolli: Ishin më pak se 14 veta, policia vuri gjoba

Shkeli masat në mbledhje partie, Rakacolli: Ishin më pak se 14 veta,

Gjatë konferencës së Komitetit Teknik të Ekspertëve për ecurinë e situatës pandemike në vend, zv ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, u pyet nga gazetarët për foton e publikuar nga PD, ku shihej duke mos respektuar masat anti-Covid.

Rakacolli u shpreh se në atë dhomë nuk kishte më shumë se 14 njerëz dhe se ishte në përfundim të takimit.

"Ajo ka qenë një incident, ka qenë një situatë që ndodhi, aty nuk kanë qenë më shumë se 14 veta, është një foto që është marrë në fund të takimit, përderisa aty ishte një foto këtu nuk mbetet më për t'u shpjeguar gjë tjetër unë kam reaguar që atë ditë, kur e vura re dhe shpjegova që ka qenë momenti i ndrrimit të orareve, gjithashtu policia vuri gjoba", tha Rakacolli.

Të fundit