Flash News

E-TJERA

Abuzimi me tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë, SPAK kërkon një vit burg Sonila Qaton

Abuzimi me tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë, SPAK kërkon

Prokuroria e Posaçme ka shpallur pretencën për ish-drejtoreshën e ARRSH, Sonila Qato dhe të akuzuarit e tjerë për abuzimin me tenderin e rrugë Kardhiq-Delvinë.

SPAK ka kërkuar 1 vit burg për Qaton dhe për 5 vite të mos ushtrojë asnjë funksion publik.

Për Simon Prendin është kërkuar 2 vjet burg dhe për 3 vite të tjera të mos ushtrojë asnjë funksion publik. Prokuroria ka kërkuar për Elona Gogon 1 vit burg dhe për 5 vite të tjera jashtë funksioneve publike.

Erdit Salillari rrezikon 9 muaj burg dhe 5 vite jashtë funskioneve publike. Admir Pahumi Spak ka kërkuar 1 vit burg dhe 3 vite dënim plotesues.

Nikollaq Mihali Spak kërkon dënimin me 8 muaj dhe 3 vite jashtë funksioneve publike. Miranda Shkurti 16 muaj shërbim prove dhe 3 vite jashtë funksioneve publike. Për Arbër Trokën Spak ka kërkuar dënimin me 2 vjet burg dhe për 3 vite të mos ushtrojë asnjë funksion publik. Almir Hoxhaj Spak ka kërkuar 2 vite burgim dhe për 3 vite të tjera jashtë funksione publike.

Për Arjana Hasanin Spak ka kërkuar 4 vite shërbim prove dhe për 5 vite të mos ushtrojë asnjë funksion publik. Ata dyshohen për shkelej të barazisë në tendera dhe falsifikim dokumentash.

Të fundit