Flash News

E-TJERA

Shkelje e barazisë në tendera/ KLSH kallëzon në SPAK 8 punonjës të Ministrisë së Shëndetësisë

Shkelje e barazisë në tendera/ KLSH kallëzon në SPAK 8

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka ushtruar një auditim në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ku ka konstatuar disa shkelje nga ana e tetë punonjësve të këtij institucioni dhe dy punonjës të ATRAKO.

Sipas KLSH, janë evidentuar veprime të kundërligjshme të 7 punonjësve “anëtarë të Komisionit të Dhënies së Koncesionit/PPP veprime këto që bien në kundërshtim me detyrimet ligjore që i atribuohet këtij komisioni, si dhe me dispozitat ligjore që normojnë procedurën e koncesionit në fjalë”.

Nga auditimi i procedurës së koncesionit për “Blerje monitor pacienti për masat anti-covid” janë konstatuar një sërë shkeljesh të kryera “nga tre punonjës, anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në kundërshtim me dispozitat ligjore për prokurimin publik, si dhe me përmbushjen e rregullt të detyrës së anëtarit të KVO-së”.

Këshilli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, 10 punonjësit e dy institucioneve për veprën penale “Shkelja e barazisë ne tendera apo ankande publike”.

Të fundit