All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Shkelje në kadastrën e Beratit dhe Lushnjes/ KLSH kallëzon ish-drejtues, përgjegjës e specialistë

All - Paragraf - 1

Shkelje në kadastrën e Beratit dhe Lushnjes/ KLSH kallëzon

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kryer një auditim në Drejtoritë Vendore të Agjensisë Shtetërore të Kadastrës Lushnje dhe Berat.

All - Paragraf - 3

Bazuar në auditivin e kryer në DVASHK Lushnje, ka konstatuar “një sërë veprimesh dhe/ose mosveprimesh të ndërmarra nga ana e ish Drejtorit të ALUIZNIT, Drejtoria Rajonale Lushnje, ish drejtorit të DVASHK Lushnje, një Përgjegjës Sektori dhe dy specialistë në DVASHK Lushnje.”

Sipas KLSH, veprimet e lartpërmendura bien ndesh me ligjin dhe aktet nënligjore që kanë sjellë si pasojë dëmtimin e rëndë të interesave të ligjshme të shtetit dhe/ose personave të tretë.

KLSH ka depozituar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje kallëzimin penal për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Nga auditimi në DVASHK Berat janë konstatuar “një sërë shkeljesh të kryera nga ana e dy ish Drejtorëve të Drejtorisë Rajonale të ALUIZNI-t Berat dhe një punonjësi me detyrë ish Regjistrues në ZVRPP Berat (aktualisht DVASHK Berat), të cilët në kundërshtim me ligjin dhe aktet nënligjore përkatëse,si dhe përmbushjen e rregullt të detyrës së tyre, kanë konsumuar elementë të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

KLSH ka depozituar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat kallëzimin penal për dy ish drejtuesit dhe ish regjistruesin.

Të fundit