Flash News

E-TJERA

Shkelje në tendera, dënohet me burg Thoma Gëllçi

Shkelje në tendera, dënohet me burg Thoma Gëllçi

Dënohet me 1 vit e 4 muaj burg ish-drejtori i RTSh, Thoma Gëllçi. Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit e shpalli fajtor për “shpërdorim detyre”.

Ndërsa SPAK kërkoi në pretencën e saj 1 vit e 8 muaj burg për ish-drejtorin e RTSH-së. Atij i është ndaluar gjithashtu të ushtrojë funksione publike për 5 vitet e ardhshme.

Ky i fundit u arrestua me urdhër të SPAK në tetor të vitit të kaluar, bashkë me tre punonjës të tjerë të Radio Televizionit Shqiptar.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, Gëllçi dyshohet se ka kryer shkelje ligjore në një procedurë prokurimi.

Bëhet fjalë për prokurimin me objekt “Blerje pajisje për kanalin RTSH Agro”, me fond limit afro 87 milionë lekë të zhvilluar në datën 9 nëntor të vitit 2018.

 

 

Të fundit