Flash News

E-TJERA

Shkeljet e Bordit të Mbikëqyrjes Publike, asnjë masë në treg që nga viti 2020

Shkeljet e Bordit të Mbikëqyrjes Publike, asnjë masë në

Bordi i Mbikëqyrjes Publike është një autoritet rregullator i pavarur, i cili ka si detyrë të kontrollojë audituesit ligjorë dhe shoqëritë e auditimit për t’u siguruar që ata të jenë subjekt i një sistemi cilësor.

Audituesit ligjorë nga ana tjetër janë ata që kontrollojë raportet financiare të kontabilistëve, për të parë nëse të dhënat janë raportuar saktë apo jo.

Vitet e para Bordi i Mbikëqyrjes Publike dha rezultate në punën e tij duke penalizuar auditues të pëpërgjegjshëm. Por që nga viti 2020 e deri më sot, bordi nuk ka bërë publike asnjë masë të ndërmarrë, duke e mbajtur sekret punën e tij. Madje në faqen e internetit të këtij institucioni në seksionin e organeve drejtuese nuk jepet as emri i drejtorit ekzekutiv.

“Piranjat” ju drejtuan bordit me një shkresë për emrin dhe caktimin e titullarit, por nuk morën asnjë përgjigje në lidhje me këtë shkresë. Më pas, “Piranjat” zbuluan se drejtoreshë ekzekutive është Erjola Meçaj Vejzati. Kjo e fundit më herët ka punuar si inspektore e lartë e kontrollit të cilësisë në Bordin e Mbikëqyrjes Publike, por pa plotësuar kriterin për përvojën që duhet të ketë në ushtrimin e profesionit për 10 vjet.

Ndërkohë që nga momenti kur bordi ka marrë kompetenca inspektimi në treg, numri i liciencave për auditues ligjor është rritur ndjeshëm. Nga viti 2018 dhe deri më sot rezultojnë të regjistruar 35 shoqëri auditimi, mesatarisht 5 në vit, ndërsa më parë numri mesatar i licencimeve për shoqëri auditimi ishte 3. Po ashtu janë pajisur me licencë 96 auditues ligjorë, ndërkohë që gjithsej janë të regjistruar 248 të tillë. Ky inflacion licensash, rrezikon ulje të cilësisë së shërbimit tek audituesit ligjorë, të cilët nuk kalojnë më në filtra të imët si më përpara.

Nga ana tjetër, për sezonin e vitit 2024 nuk është bërë ende publike lista me kandidatët fitues për këtë titull. Në një përgjigje për “Piranjat”, Bordi i Mbikëqyrjes Publike tha se prej prillit të këtij viti ka ndryshuar rregulloren dhe si rrjedhojë emrat e fituesve nuk shfaqen publikisht, por çdo kandidat njoftohet individualisht. Kjo mund të lërë vend për dyshim për ndonjë emër në konflikt interesi.

Po ashtu, Bordi i Mbikëqyrjes Publike, që kontrollon cilësinë e auditimit, në faqen e tij në ëeb nuk ka të publikuar asnjë të dhënë financiare, përveç të ardhurave dhe shpenzimeve në total. I pyetur nga “Piranjat” në lidhje me gjithë këto shkelje, kryetari i bordit Dritan Fino nuk dha asnjë përgjigje.

Ndërkohë, Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar është një tjetër organ që duhet të ishte i pavarur dhe të kontrollonte stazhin e kandidatëve që marrin licencën e audituesit dhe cilësinë e tyre në ushtrimin e profesionit, por dhe ky autoritet duket se kontrollohet nga Bordi i Mbikëqyrjes Publike, për shkak të nivelit të integritetit që kanë drejtuesit e tij, por dhe tolerimeve që i bën bordi.

Kryetari i IEKA, Berti Pashko, ndër vitet që ka drejtuar këtë institut ka menduar që të pajisë me licencë vajzën e tij, Holly Pashko, e cila rezulton e regjistruar si audituese ligjore që nga viti 2022. I pyetur nga “Piranjat”, Berti Pashko e mohoi të ketë ndihmuar vajzën e tij për të fituar licencën, edhe pse hapur ndodhet në konflikt interesi. Syri tv

Të fundit