Flash News

E-TJERA

Shkëlzen Berisha ironizon kryedemokratin: Kuorumi i Bashes 7x7 = 42

Shkëlzen Berisha ironizon kryedemokratin: Kuorumi i Bashes 7x7 = 42

Shkëlzen Berisha, djali i ish-liderit Sali Berisha ka ironizuar kryedemokratin Lulzim Basha, teksa ky i fundit po mban fjalën e tij në Kuvendin e PD.

Ndryshe nga ajo që pretendon Basha, Berisha thotë se kuorumi i nevojshme për thirrjen e këtij Kuvendi dhe për marrjen e vendimeve nuk është plotësuar. Ndryshe nga Kuvendi i datës së 11, sot nuk është bërë me dije ende numri i delegatëve pjesmarrës.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Shkëlzen Berisha ironizon Bashën me një lapsus që ky i fundit ka bërë më herët. "Kuorumi i Bashes 7 x 7 = 42", shkruan djali i ish-liderit demokrat.

Të fundit