Flash News

E-TJERA

Shkëmbim zjarri me policinë, publikohen pamjet nga aksioni i RENEA-s ku u vra 62-vjeçari në Maliq

Shkëmbim zjarri me policinë, publikohen pamjet nga aksioni i RENEA-s

Dalin pamjet e operacionit të policisë dhe forcave RENEA në fshatin Qesarakë të Maliqit, ku u ekzekutua 62-vjeçari Ramiz Muçollari.

Policia kishte shkuar mbrëmjen e djeshme në banesën e 62 vjeçarit pasi kishte marrë informacion se ai kishte plagosur me mjet prerës në këmbë bashkëshorten e tij, Pëllumbesha Muçollari 58 vjeçe dhe me mjet të fortë në kokë djalin e tij, Kamber Muçollari, 27 vjeç.

Përgjatë natës, Forcat  Speciale "Renea", i kanë bërë thirrje të pandërprera për t'u dorëzuar, por 62-vjeçari nuk i është bindur thirrjeve të Policisë për t'u dorëzuar dhe ka vijuar të qëllojë me armë zjarri drejt Policisë. 

Sot në mëngjes, Ramiz Muçollari është ekzekutuar në banesën e tij nga forcat RENEA.

 

Të fundit