Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Shkëmbime” me opozitën për vettingun? Rama mohon negociatat: I dhamë arra me mjaltë

“Shkëmbime” me opozitën për vettingun? Rama mohon

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur pak më parë kryesinë e PS-së në selinë rozë. Në përfundim të mbledhjes, Rama ka dhënë një deklaratë për mediet.

I pyetur nga gazetarët, se çfarë i dha në këmbim opozitës për të votuar pro zgjatjes së afateve të vettingut, Rama mohoi që të ketë patur negociata mes tyre dhe demokratëve.

“S’e kuptoj pyetjen. I dhamë çfarë. Arra me mjaltë. Nuk kam asnjë dijeni për ndonjë negociatë në anglisht. Ne nuk negociojmë në anglisht. Nuk i bindëm shkuam aty për të votuar edhe kaq”, deklaroi Rama.

Në mbledhjen e fundit me demokratët, Lulzim Basha iu deklaroi se do të votonin pro zgjatjes së mandateve për organet e vettingut, ndërsa në këmbim do të marrë votat e maxhorancës për realizimin e ‘Territoriales’ dhe ‘Zgjedhores’.

Të fundit