Flash News

E-TJERA

Shkëmbim droge në det, zbardhen bisedat e ish-policit me “kapelen”

Shkëmbim droge në det, zbardhen bisedat e ish-policit me

Gjykata Penale la në burg 6 trafikantët e drogës të cilët u kapën gjatë operacionit “Flakë në det”, i zhvilluar nga policia shqiptare në bashkëpunim me Guarda Di Finnza.

Pas hetimeve të kryera, janë zbardhur edhe bisedat mes trafikanëtve, konkretisht ish-policit Arlind Ismailukaj i cili ka komunikuar me një shtetas që identifikohet me nofkën “kapelja”.

“Nga këqyrja e aparatit celular të shtetasit Arlind Ismailukaj rezulton se me datë 15.08.2023 nga ora 02:58, ky shtetas ka komunikuar me një person me pseudonimin “kapelja”, i cili sipas të dhënave nga policia gjyqësore është shtetasi i quajtur Arben Dalipaj, i cili dyshohet se ishte drejtuesi i mjetit lundrues gomone që u nis nga ‘Royal Blue’ në Patok bashkë me të dyshuarin Besnik Byberi, i cili u kap në flagrancë nga policia. Mësohet se të dy do e dorëzonin lëndën narkotike te “Royal Blue”, thuhet në dosje.

Po ashtu, sipas asaj që shkruhet në dosje, në kroskotin e makinës tip “Audi” të ish-policit Arlind Ismailukaj policia ka gjetur shuma të ndryshme parash.

Gomonia e trafikantëve u pikas nga forcat policore teksa lundronte me shpejtësi drejt velierës “Niula”. Kjo e fundit kishte flamur të Malit të Zi dhe në të ndodheshin dy shtetasit ukrainas, kurse në gomone ishin 4 shqiptarë e arrestuar.

Të fundit