Flash News

E-TJERA

Shkëputet energjia elektrike në Kuvend/ OSHEE: Shkak një shkëndijë elektrike. ‘Përplasje’ mes Ballukut dhe Agalliut

Shkëputet energjia elektrike në Kuvend/ OSHEE: Shkak një

Teksa në Komisionin e Ekonomisë, administratori i OSHEE-së Ardian Çela ishte duke folur për marrjen e 70 milionë euro kredi nga Ministria e Infrastrukturës, është shkëputur energjia elektrike.

OSHEE njoftoi se shkak për shkëputjen është bërë një shkëndijë elektrike në kabinën private mes dy kullave Binjake. Per këtë arsye OSHEE ka stakuar energjinë elektrike si masë sigurie. “Ndërkohë, manovruam duke rikthyer energjinë për zonën përmes linjës së dytë”, deklaron OSHEE.

Në momentin e  parë Çela dhe anëtarët e tjerë e morën situatën me sportivitet, deri në momentin kur agravoi duke përfunduar në një debat mes ministren Belinda Balluku dhe deputetit demokrat Arbi Agalliu.

Pas shkëputjes së energjisë elektrike, Agalliu ka shkrepur një foto çka bëri që ministrja Balluku t’i kërkojë llogari deputetit demokrat.

Debati: 

Balluku: Nuk është etike që bën foto, ne kemi ardhur për të folur për çështje etike dhe profesionale. 
Agalliu: Kush je ti që më tregon etikën?
Balluku: Unë jam ajo që more ti në foto, për çfarë e bërë foton

VIDEO NGA DEBATI



Të fundit