Flash News

E-TJERA

Shkëputet masivi shkëmbor, bie pranë një banese në Mirditë

Shkëputet masivi shkëmbor, bie pranë një banese në
Foto ilustruese

Një masiv shkëmbor u shkëput nga mali dhe ra pranë një banese në fshatin Katund i Vjetër në Mirditë.

Masivi ka rrezikuar seriozisht jetën e familjes me 5 anëtarë, të cilët fatmirësisht nuk kanë pësuar asnjë lëndim.

Ngjarja ndodhi gjatë natës, ndërsa masivi shkëmbor ndaloi pak centimetra para se të përplaset me murin e shtëpisë.

Tronditja dhe zhurma që ka shkaktuar shkëputja e masivit shkëmbor ka qenë mjaft e fortë.

Të fundit