Flash News

E-TJERA

Shkëputet në mesnatë ashensori i një pallati në "Astir", plagosen dy gra

Shkëputet në mesnatë ashensori i një pallati në

Ashensori i një pallati në zonën e Astirit është shkëputur, duke lënduar dy gra që ndodheshin në të, kur ndodhi incidenti.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur pak pas mesantës. Një prej të dëmtuarave është M.Q., e cila pas marrjes së mjekimit është larguar për në shtëpi.

Ndërsa shtetësja tjetër, e cila nuk është identifikuar ende, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekësve. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij incidenti.

"Më datë 12.09.2021, rreth orës 00:05, në Astir, dyshohet se në një pallat është shkëputur ashensori. Si pasojë është dëmtuar shtetasja M. Q, e cila pas marrjes së mjekimit, u largua për në banesë, dhe një shtetase tjetër, ende e paidentifikuar e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve", thuhet në njoftimin zyrtar.

Të fundit