Flash News

E-TJERA

SHKKB çon në prokurori 5 gardianë dhe një të dënuar, fusnin sende të paligjshme në burgun e Drenovës

SHKKB çon në prokurori 5 gardianë dhe një të

5 policë të burgjeve dhe një i dënuar akuzohen të kenë futur sende të paligjshme në burgun e Sigurisë së Lartë në Drenovë.

SHKKB i ka referuar prokurorisë për të akuzuarit, veprat penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorim  i detyrës” ,“Mashtrim” dhe “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.

Njoftimi:

1-"V.R.", i dënuar në IEVP Korçë për veprën penale të parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”

2-"O.P.", punonjëse e Policisë së Burgjeve, për veprat penale të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal “Shpërdorimi i detyrës”, neni 305/b i Kodit Penal “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”, neni 143 paragrafi i dytë, i Kodit Penal “Mashtrimet” dhe 25 të K.Penal

 3-"A.XH.", punonjës i Policisë së Burgjeve, për veprat penale të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal “Shpërdorimi i detyrës”, neni 143 paragrafi i dytë, i Kodit Penal “Mashtrimet” dhe 25 të K.Penal

4-"O.T.", punonjës i Policisë së Burgjeve, për veprat penale të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal “Shpërdorimi i detyrës”, neni 143 paragrafi i dytë, i Kodit Penal “Mashtrimet” dhe 25 të Kodit Penal;

5-"A.SH.", punonjës i Policisë së Burgjeve, për veprën penale të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal “Shpërdorimi i detyrës” dhe 25 të Kodit Penal

6-"A.M.", punonjës i Policisë së Burgjeve, për veprën penale të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal “Shpërdorimi i detyrës” dhe 25 të Kodit Penal.

Hetimet vazhdojnë për dokumentimin me prova për shtetas dhe punonjës policie të tjerë të përfshirë. para tre ditësh edhe në burgun e Peqinit ka pasur kontrolle blic nga SHKBB ku u kapën 3 celularë, 3 karikues dhe 5 kaçavida.

Të fundit