Flash News

E-TJERA

Shkodër, 2365 ha të përmbytura dhe 55 shtëpi të rrethuara nga uji

Shkodër, 2365 ha të përmbytura dhe 55 shtëpi të
Foto Ilustruese

Si pasojë e reshjeve të ditëve të fundit në Shkodër 2365 hektarë janë ende nën ujë. Bashkia e këtij qyteti tregoi se si është situata e shkaktuar nga përmbytjet.

Sipas saj, rruga e Obotit është e kalueshme me vështirësi vetëm për mjetet e larta. Ndërkohë që ujësjellësi Oblika 1, vazhdon të mbetet jashtë funksionit.

Rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat është e bllokuar, pasi ka prezence uji në mbi 1 m. Gjithashtu 55 shtëpi janë të rrethuara nga uji.

Sakaq vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës.

Të fundit