Flash News

E-TJERA

Shkodër/ Goditi në mënyrë brutale efektivin e policisë, shpallet në kërkim drejtuesi i triçiklit

Shkodër/ Goditi në mënyrë brutale efektivin e policisë,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Shkodrës ku shtetasi Indrit Shtegu ka goditur në mënyrë brutale punonjësin e policisë vendore, Hysni Idrizi.

Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit të Shkodrës, në lagjen ‘Parrucë’ në orët e pasdites.

Shtegu kishte parkuar keq mjetin e tij triçikël e si pasojë efektivi Idrizi i kishte vendosur një gjobë. Pasi ka debatuar me Idrizin, Shtegu e ka goditur disa herë me grushte në fytyrë duke e lënduar rëndë. Pas kësaj ngjarje, efektivi i policisë është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës ndërsa mësohet se ka thyer nofullën dhe është nën kujdesin e mjekëve.

Forcat policore po vijojnë kërkimet për arrestimin e Shtegut, i cili akuzohet për veprën penale “goditje për shkak të detyrës ndaj punonjësit të policisë” si dhe “kundërshtim me forcë i punonjësit të policisë”.

Të fundit