Flash News

E-TJERA

Shkodër/ Konsumoi fotoksinë, ndërron jetë 56 vjeçari

Shkodër/ Konsumoi fotoksinë, ndërron jetë 56 vjeçari

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Shkodër, ku një 56-vjeçar ka humbur jetën në rrethana të dyshimta.

Burime zyrtare bëjnë me dije se F. C., 56 vjeç, banues në Shkodër, ka ndërruar jetë në urgjencën e Spitalit Rajonal të Shkodrës, ku ishte paraqitur në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se ai ka konsumuar fotoksinë, një lëndë shumë toksike që zakonisht përdoret për asgjësimin e brejtësve.

Paraprakisht dyshohet se veprimi mund të ketë ardhur si pasojë e një gjendjeje të rënduar psikologjike.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë referuar materialet në Prokurori, për vlerësim të mëtejshëm dhe për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

Grupi hetimor po vijon punën për të dokumentuar me saktësi shkakun dhe motivet që çuan në këtë ngjarje tragjike.

Të fundit