Flash News

E-TJERA

Shkodra e ka festë 29 nëntorin për herë të parë, falë Benet Becit

Shkodra e ka festë 29 nëntorin për herë të parë,

Për herë të parë në 33 vitet e fundit, 29 nëntori, një datë aq shumë e debatuar sidomos në klasën politike, ka qenë një festë në Shkodër.

Kjo për shkak se Bashkia këtë vit drejtohet nga socialistët.

Kryetari i Bashkisë, Benet Beci ka vendosur që në godinë të projektohen momentet dhe figurat kyçe të historisë së kombit, të dokumentuara nga Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”.

Shkodra e ka festë 29 nëntorin për herë të parë,

Në nder të kësaj ditë janë bërë homazhe pranë Varrezave të Dëshmorëve, ku të pranishëm kanë qenë personazhe të politikës së majtë.

Festa e 29 Nëntorit nuk është festuar prej vitesh në bashkitë e djathta. Demokratët e cilësojnë 29 nëntorin e 1944 si datë pushtimi dhe jo çlirimi.

 

 

 

Të fundit