All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Shkoi në një aktivitet të Ramës i paftuar, Policia shoqëron me forcë ish-deputetin Eduart Ndocaj

All - Paragraf - 1

Shkoi në një aktivitet të Ramës i paftuar, Policia

Ish-deputeti Eduard Ndocaj është shoqëruar nga Policia e Lezhës pas një incidenti të ndodhur në një aktivitet përurimi.

All - Paragraf - 3

Mësohet se, Ndocaj është shoqëruar me forcë nga efektivët me pretendimin se ka shkuar i paftuar në përurimin e shtëpisë së muze të Gjergj Fishtës, aktivitet në të cilin do të marrë pjesë edhe kryeministri Rama.

Ngjarja ndodhi pasi kanë qenë vetë punonjësit e gardës që e kanë lejuar atë të futet brenda. Pas një përplasje me Shefin e Rendit në policinë e Lezhës, Agron Qullhaj, ish-deputeti është shoqëruar me forcë jashtë ambienteve të aktivitetit dhe më pas larguar me furgon nga Policia.

Bëhet me dije se ish-deputeti, i njohur ndryshe si “kaubojsi”, nuk është i vetmi person i përplasur me policinë. Ndërkaq, në aktivitet lejohen një numër tepër i kufizuar personash, nuk janë lejuar gazetarët dhe shumë qytetarë të tjerë janë kthyer pas.

Shtëpia e Fishtës do të inagurohet sot, në ditën e tij të lindjes, pasi iu nënshtrua një restaurimi. Në këtë ceremoni kanë ardhur edhe qytetarë nga diaspora për të marrë pjesë, por që nuk do të lejohen. Aktiviteti i parashikuar të nisë në prën 10:30 minuta, është shtyrë për pak kohë deri në mbërritjen e kryeministrit Rama.

Shkoi në një aktivitet të Ramës i paftuar, Policia

Të fundit