Flash News

E-TJERA

Shkoi në maternitet me dhimbje të forta në bark, ndërron jetë 20 vjeçarja shtatzënë

Mjekët tregojnë se 20-vjeçarja kishte komplikacione gjatë lindjes

Shkoi në maternitet me dhimbje të forta në bark, ndërron
Foto Ilustruese/ Maternitet

Një 20 vjeçare ka ndërruar jetë në orët e para të ditës së sotme në maternitetin e Gjirokastrës. Mësohet se, viktima është Klea Muxhaj, banuese në fshatin Zhulat të Gjirokastrës.

Muxhaj ishte shtatzënë dhe ka ndërruar jetë gjatë operacionit në sallën e lindjes së fëmijës.

E reja ishte paraqitur në maternitetin e spitalit të Gjirokastrës rreth orës 03.30 të mëngjesit dhe me dhimbje të forta në bark. Ajo i është nënshtruar ndërhyrjes, por që fatkeqësisht nuk ka mundur të jetojë.

Mjekët e maternitetit janë shprehur se foshnja ka qenë në një pozicion kryq në barkun e nënës dhe kjo i ka shkaktuar asaj probleme e dhimbje. Për këtë rast po pritet dhe për ekstertizën mjeko-ligjore e cila do të nxjerr saktë shkakun e vdekjes.

Të fundit