Flash News

E-TJERA

"Shkoi me 'dhurata' në Tiranë", si u pasqyrua nga mediat greke vizita e Erdogan në Tiranë

"Shkoi me 'dhurata' në Tiranë", si u pasqyrua nga

Vizita e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan në Tiranë ka zënë hapësirë edhe në mediat greke.

Inaugurimi i Xhamisë së Namazgjasë dhe dronët kamikazë janë fokusi ku janë përqëndruar artikujt e tyre.

Më poshtë, po rendisim disa prej titujtve të mediave greke për vizitën e Erdogan: 

Kathimerini shkruan: Vizita e Erdoganit në Tiranë për inaugurimin e xhamisë më të madhe në Ballkan

CNN grek shkruan: Në Tiranë, Erdogan - Përuron xhaminë më të madhe në Ballkan

 Tanea.gr shkruan: Erdogan shkoi me “dhurata” në Tiranë – Përuron xhaminë më të madhe në Ballkan, dërgon dronë kamikaze
“Mesazhi i fortë se Shqipëria është e paprekshme, por nuk do të sulmojë askënd” thotë Rama – Investime, marrëveshje, predikuesi Fethullah Gulen dhe një qasje ndryshe për çështjen e Gazës.

capital.gr shkruan: Dronët kamikaze si dhuratë nga Erdogani në Tiranë - Rama: “Shqipëria është e pathyeshme me Turqinë aleate”

 

 

Të fundit