Flash News

E-TJERA

U vra me thikë/ Shoku i Armend Xhikës tregon për jetën e vështirë të 22-vjeçarit në MB

U vra me thikë/ Shoku i Armend Xhikës tregon për jetën e
Armend Xhika

Disa ditë më parë, një 22-vjeçar shqiptar në Londër, ndërroi jetë në spital, pas një konflikti fizik që degjeneroi në përdorimin e thikave. Mediat e huaja shkruajnë se, komuniteti shqiptar në "Sheffield" ka mbetur i tronditur nga vrasja e Armend Xhikës që shkoi në këtë qytet për një jetesë më të mirë.

Një mik i tij tregoi se Armendi ishte në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme dhe u zhvendos në Sheffield, ku besohet se jeton edhe motra e tij, për një jetë më të mirë për veten dhe familjen e tij në Shqipëri.

Më pak se tre vite nga zhvendosja e tij në Britani, jeta iu u ndërpre në mënyrë tragjike në një sulm me thikë. Miku i Xhikës tha se të rinjtë shqiptarë për t'i shpëtuar varfërisë së vendit të tyre paguanin deri në 26,000 £ për hyrjen e paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar.

Ata ose përfundojnë në borxhe ndaj bankave, miqve dhe të afërmve në Shqipëri ose bandave kriminale që u ofrojnë atyre një rrugë për në MB, tha ai. Shoku i Armendit tha se ai punonte shumë për të siguruar jetesën.

Ai tha: “Vdekja e Armendit ka nevojë për të bërë një ndryshim dhe për t’i bërë njerëzit të kuptojnë pikërisht atë që po ndodh në Sheffield. Në Shqipëri, puna është aq e rrallë sa njerëzit shpesh duhet të paguajnë mijëra paund vetëm për të gjetur një punë,  madje edhe atëherë ata punojnë me orë të gjata dhe marrin rreth 300 £, sa  për ushqim, për të mbështetur familjet dhe për të paguar kujdesin mjekësor. Ata jetojnë në varfëri ekstreme.

Ai shtoi se brezi i ri nuk e dëshiron atë realitet dhe vjen në Mbretërinë e Bashkuar për të bërë jetën që dëshiron në mënyrë që të mund të mbajë familjen e tij dhe të ketë një jetë më të mirë këtu.

Shoku i Xhikës paralajmëroi se bandat kriminale po shfrytëzojnë të rinjtë si Armendi në Sheffield, duke e ditur se nuk kanë dokumente për punë të ligjshme.

"Autoritetet duhet të shikojnë brezin e ri shqiptar dhe t'i ofrojnë atyre mbështetje dhe këshilla para se të humbasin më shumë jetë për shkak të njerëzve që përfundojnë me persona të gabuar", ka deklaruar shoku i të riut.

Për vrasjen e Xhikës, deri më pati janë arrestuar pesë persona. Shkoku i tij tha se ka bërë thirrje për të mbledhur para, që familja të marrë trupin e pajetë të djalit të tyre në Shqipëri.

Burimi: The Star

Të fundit