Flash News

E-TJERA

Shkoi në SPAK me automjetin e Ermal Kurtulajt, flet Beqaj: Nuk di t’i jap makinës

Shkoi në SPAK me automjetin e Ermal Kurtulajt, flet Beqaj: Nuk di t’i

Ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka treguar arsyen se pse sot zgjodhi të shkojë në SPAK me automjetin në emër të personazhit kyç në hetimet e SPAK për pastrimin e parave, Ermal Kurtulajt.

Sipas Beqajt në një prononcim për gazetarët, kjo zgjedhje e tij vjen pasi nuk di t’i japë makinës.

“Unë vij me automjetin e të tjerëve dhe jo timin. Nuk di t’i jap makinës, nuk kam pasur kurrë leje drejtimi.”, tha Beqaj.

Lidhja e Ermal Kurtulaj me Ilir Beqajn

Kjo makinë rezulton në emrin e Kurtulajt, i cili po hetohet nga SPAK për lidhjet me Ilir Beqajn dhe pastrimin e parave nëpërmjet faturave fiktive.

Beqaj mësohet se ka pasur njohje me Ermal Kurtulajn, koordinator i një projekti me fondet e BE-së dhe ka qenë një gjobë makinë që ka “fundosur” ish ministrin e Shëndetësisë.

 

 

Të fundit