Flash News

E-TJERA

Shkoi në spital dhe tha se ishte rrëzuar, çfarë gjeti policia në makinën e 22-vjeçarit nga Elbasani

Shkoi në spital dhe tha se ishte rrëzuar, çfarë gjeti

Një 22-vjeçar me iniciale D.K., është paraqitur në orët e para të mëngjeist të sotën në spitalin e Elbasanit, pasi ishte dëmtuar në krah.

Ai deklaroi para mjekëve se ishte rrëzuar, por sendet që u gjetën në makinën e tij “e tradhëtuan”.

Policia gjeti në makinën e të riut një kapuç, një palë doreza, një matrapik dhe një varré hekuri, të cilat dyshohet se i përdorte për të kryer vjedhje.

22-vjeçari është dërguar për trajtim spitalor në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, për përcaktimin e shkakut dhe se me çfarë është dëmtuar në krah, 22-vjeçari.

 

Të fundit