Flash News

E-TJERA

Shkoi në spital me temperaturë të lartë, ndërron jetë 3-vjeçari në Elbasan

Shkoi në spital me temperaturë të lartë, ndërron
Foto Ilustruese

Një fëmijë tre vjeçar është paraqitur në Spitalin e Elbasanit me temperaturë të lartë dhe ka ndërruar jetë disa orë më vonë.

Mësohet se fëmija ishte i prekur bronkopneumonia dhe ishte futur në oksigjen për disa orë. Tre vjeçari ka ndërruar jetë rreth orës 02:00 të mëngjesit. Ende nuk dihet shkaku i vdekjes, teksa pritet ekspertiza mjeko-ligjore.

“Më datë 19.01.2022, në orët e para të mëngjesit është dërguar në spitalin e Elbasanit, në gjendje të rëndë për jetën, shtetasi i mitur A. I., 3 vjeç, i cili pas disa orësh ka humbur jetën. Grupi hetimor ka kryer veprimet e para hetimore në vendngjarje dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës”, njofton policia.

Të fundit