Flash News

E-TJERA

Shkoi për të grabitur banesën në Itali, 38-vjeçari shqiptar vritet nga pronari

Shkoi për të grabitur banesën në Itali, 38-vjeçari
Foto Ilustruese

Një 38-vjeçar me origjinë shqiptare është qëlluar për vdekje nga pronari i shtëpisë ku kishte shkuar për të grabitur. Mediet italiane raportojnë se viktima është Arbër Xebreshi me origjinnë nga Bulqiza.

Mësohet se Xebreshi kishte shkuar për të grabitur një apartament në zonën e Frosinone në Itali. Por viktima është ndeshur me pronarin e shtëpisë, i cili e ka qëlluar për vdekje me armë gjahu.

Ngjarja ndodhi pasditen e 25 Tetorit. Karabinierët arritën ta identifikonin viktimën vetëm n ëpërmjet gjurmave të gishtave të hedhura në databazë.

Autopsia e trupit të viktimës përfundoi mbrëmjen e kaluar. Arbër Xebreshi mësohet të vijë nga një familje që jeton në provincën e Trentos.

Të fundit