Flash News

E-TJERA

Shkoi për të peshkuar, iu përmbys varka nga dallgët, dyshohet të jetë mbytur 45-vjeçari

Shkoi për të peshkuar, iu përmbys varka nga dallgët,
Foto Ilustruese

Një 45-vjeçar, i cili kishte dalë për të peshkuar në Liqenin e Prespës, dyshohet të jetë mbytur gjatë mbrëmjes.

Sipas policisë, si pasojë e dallgëve të forta të liqenit varka e 45- vjeçarit S. V është përmbysur. Pritet të mbërrijnë polumbarët për të kryer kërkimet e nevojshme për gjetjen e 45-vjeçarit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 05.09.2021, në orët e para të mëngjesit, jemi njoftuar se në liqenin e Prespës, shtetasit S. V., 45 vjeç, i cili kishte dalë gjatë mbrëmjes për të peshkuar, si pasojë e dallgëve të forta të liqenit, i është përmbysur varka dhe dyshohet se mund të jetë mbytur.

Është bërë njoftimi dhe pritet ardhja e polumbarëve, për të kryer kërkimet e nevojshme.

Shërbimet e Policisë Kufitare dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje ku po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Të fundit