Flash News

E-TJERA

Shkoi të merrte vëllanë në aeroport, si ndodhi aksidenti tragjik që iu mori jetën 4 të rinjve?

Shkoi të merrte vëllanë në aeroport, si ndodhi aksidenti

Enejd dhe Erildi Laçi, Enrikejd Kurti dhe Andi Laçi humbën jetën tragjikisht pasi mjeti me të cilin ata udhëtonin u përplas me një betoniere në Fushë Prezë.

Të rinjtë sapo ishin kthyer nga aeroporti i Rinasit, ku kishin shkuar për të pritur Enejd Laçin, i cili ishte kthyer nga Gjermania. Pas daljes nga aeroporti, ata ishin nisur drejt banesave të tyre, por rruga u kthye në tragjedi për ta.

Nga të dhënat paraprake, mësohet se betoniereja sapo kishte përfunduar punën dhe ishte futur në rrugë.

Automjeti tip Benz, me të cilin po udhëtonin të rinjtë, ka ardhur nga pas dhe është përplasur me betonieren, duke shpërthyer menjëherë në flakë.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Një nga pistat kryesore të hetimit është nëse betonierja kishte sinjalizuesin e ndalimit të vendosur në pjesën e pasme.

Të fundit