Flash News
Këmbimi valutor 15 shtator 2024, me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
Reshje shiu dhe shtrëngata, si parashikohet moti për sot
Ambulanca përplas motorin në Tiranë, një i plagosur
Berisha: Rama dhe Balla organizuan atentat ndaj meje, por dështuan
Aktakuza e SPAK, Berisha: Sollën si provë korrupsioni bamirësinë e dhëndrit dhe vajzës sime
Shkoi të peshkonte bashkë me vëllain, 40-vjeçari bie në ujë, polumbarët në kërkim të trupit
Një 40-vjeçar ka rënë në ujë gjatë peshkimit në Porto Romano. Ai kishte shkuar bashkë me vëllain e tij, E. N., 34 vjeç, për të peshkuar.
40-vjeçri është tërhequr nga rryma dhe nuk ka dalë na deti. Polumbarët janë duke kërkuar për trupin e tij.
“Rreth orës 17:15, kanë shkuar për të peshkuar në Porto Romano, shtetasit A. N., 40 vjeç, E. N., 34 vjeç (vëllai i 40-vjeçarit) dhe M. V., 33 vjeç. Gjatë peshkimit dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka rënë në ujë, shtetasi A. B., i cili është tërhequr nga rryma dhe nuk ka mundur të dalë nga deti.
Shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe së bashku me polumbarët e RENEA-s do të kryejnë kërkimet për gjetjen e trupit të shtetasit A. B.
Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor i ngritur për rastin, po kryen hetimet për të zbardhur rrethanat”, thuhet në njoftim.