Flash News

E-TJERA

Shkolla e 19-vjeçarit të vrarë në Fier bën postim prekës: Dhimbja dhe lotët janë të pashtershëm për ty

Shkolla e 19-vjeçarit të vrarë në Fier bën postim

Grei Bihuci 19-vjeç u vra sot me thikë nga 18-vjeçari Florjan Muka. Shkolla në të cilën studjonte ka bërë një postim, ku thekson se dhimbja e lotët e shokëve për të janë të pashtershme për të.

18-vjeçari Muka pas një sherri me Bihucin, e ka qëlluar atë me thikë duke e plagosur rëndë. Por rrugës për në spital, Bihuci i është dorëzuar plagëve të marra dhe ka humbur jetën.

Me hidhërim të thellë njoftojmë se bangave të shkollës sonë, shokëve, mësuesëve, prindërve dhe dy motrave, do ju mungojë Grei Bihuci, ky djalë i dashur, shembullor, i zgjuar dhe i papërtuar për të marrë dije. Dhimbja dhe lotët janë të pashtershëm për ty Grrei. I shprehim ngushëllime të përzemërta familjarëve të Greit! Qofsh i paharruar në zemrat tona.

Të fundit