Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Shkolla me paratë e kokainës/ Tenderat që fitoi kompania e dosjes “Pepa” në Tiranë
SPAK zbulon se një grup që ka trafikuar rreth 7.5 ton kokainë ka përfituar miliona euro tendera publikë për ndërtimin e shkollave, provohet lidhja e errët mes krimit të organizuar dhe ekonomisë zyrtare në Shqipëri.

Grupi që sipas hetimeve të SPAK ka trafikuar tonelata me kokainë nga Amerika Latine në Europë, rezulton se ka ndërtuar edhe shkolla publike në Tiranë në disa tendera, që shkojnë rreth 20 milion euro të disbursuara nga fondet publike. Të dhënat kanë dalë sot, pasi kompania “Pepa group” u sekuestrua nga SPAK, ndërsa koka e trafikantëve të kokainës akuzohet se është Jetmir Pepa.
Në njoftimin zyrtar, Prokuroria e Posaçme bëri të ditur se hetimi kompleks u zhvillua me partnerë ndërkombëtarë si Eurojust dhe Europol dhe se ka dokumentuar aktivitetin e një grupi që ka operuar nga Amerika Latine drejt porteve europiane, kryesisht në Holandë dhe Belgjikë.
“Gjatë viteve 2019-2021, ky grup ka operuar në Amerikën Latine, në Belgjikë dhe Holandë, ku janë dokumentuar 8 episode të trafikimit të kokainës në sasi të mëdha”, thuhet në njoftim. Në total, sipas të dhënave të bëra publike, bëhet fjalë për rreth 7.5 ton kokainë të trafikuar në disa episode, një shifër që e vendos këtë çështje në nivelin e rrjeteve të mëdha ndërkombëtare të narkotrafikut.
Gjykata ka firmosur 11 masa sigurie “arrest në burg”, ndërsa deri tani janë ekzekutuar vetëm tre prej tyre.
Pjesa tjetër e të dyshuarve rezulton në kërkim, disa prej të cilëve jashtë territorit të Shqipërisë. Paralelisht me arrestimet, goditja është shtrirë mbi bazën ekonomike të grupit, ku me vendim gjykate janë sekuestruar 232 pasuri, nga kompani ndërtimi te hotele, nga toka dhe apartamente në disa qytete të vendit, deri te 89 automjete dhe 72 llogari bankare, me një vlerë totale të deklaruar rreth 12 milionë euro.
Deri këtu historia e këtij grupi trafikantësh nuk ndryshon shumë nga dosjet klasike të trafikut të drogës; rrjeti furnizohet në Peru, Ekuador apo Kolumbi, përdor kontejnerë me banane, peshk apo lëngje frutash për të fshehur ngarkesat dhe i kalon ato drejt Roterdamit apo Amsterdamit. Por ajo që e bën këtë çështje të ndryshme është fakti se një nga emrat që del në këtë dosje nuk është një figurë periferike, por një biznesmen i ndërtimit në Shqipëri që rezulton fitues i rregullt i tenderave publikë.
Bëhet fjalë për Jetmir Pepën dhe kompaninë e sekuestruar nga SPAK, “Pepa Group”.
Sipas një vëzhgimi të publikuar nga Boldneës, në të dhënat e përpunuara nga Open Data Albania tregojnë se vetëm në periudhën 2019-2025, “Pepa Group” ka arkëtuar mbi 20 milionë euro nga tenderat publikë.
Lista e kontratave është e gjatë dhe në një pjesë të mirë të rasteve lidhet me sektorin më sensitiv, arsimin.
Në fund të vitit 2019, Bashkia e Tiranës i jep kësaj kompanie ndërtimin e terreneve sportive të shkollës “Kosova”, pas një procedure ku nëntë operatorë të tjerë janë skualifikuar.
Në prill të vitit 2024, e njëjta kompani shpallet fituese për ndërtimin e shkollës “Pjetër Budi”, në një tender me vlerë rreth 3.7 milionë euro, ku nga gara eliminohen një pjesë e konsiderueshme e konkurrentëve. Në nëntor 2024, kompania fiton edhe një tjetër kontratë për ndërtimin e shkollës në Sukth, pjesë e programit të rindërtimit pas tërmetit. Po kështu, emri i saj shfaqet në projekte në Fushë Arrëz, në qendrën sociale “TEN” në Tiranë, në projektin TEDA dhe në një seri të gjatë kontratash për rindërtim banesash në zona të ndryshme të kryeqytetit dhe përreth tij.
Pra, ndërsa SPAK e ka bllokuar kompaninë sepse pretendon se ka prova që e lidhin me tonelatat e kokainës dhe një rrjet ndërkombëtar të trafikut të drogës, rezulton se kompania ka qenë pjesë e rregullt e skemës së prokurimeve publike, deri në pikën që të ndërtonte shkolla.
Prej vitesh, raportet ndërkombëtare kanë paralajmëruar se Shqipëria është e ekspozuar ndaj pastrimit të parave, sidomos në sektorin e ndërtimit. Departamenti i Shtetit e përsërit vazhdimisht në raportet e tij se të ardhurat nga aktivitetet kriminale në Shqipëri “investohen shpesh në pasuri të paluajtshme dhe sektorin e ndërtimit”, duke e kthyer këtë industri në një kanal të rëndësishëm të pastrimit të parave. Edhe analiza të mediave ndërkombëtare e kanë vënë në dukje se investimet e dyshimta në ndërtim nuk janë raste të izoluara, por pjesë e një fenomeni më të gjerë që lidhet me dobësinë e institucioneve dhe korrupsionin.
I fundit ishte një material i gazetarëve italianë, “Dirty money” në emisionin “Presa diretta” në Rai3, që kishin përgatitur një kronikë speciale mbi ndërtimet në Shqipëri dhe depërtimin e parave të drogës në industrinë e ndërtimit.
Në median italiane, disa gazetarë dhe ekspertë të ekonomisë tregonin raste konkrete të kullave në Tiranë që ishin financuar nga paratë e trafikut të drogës, por në vend se të shqetësohet për helmimin e ekonomisë me paratë e krimit, kryeministri Rama zgjodhi të sulmojë gazetarët.
“Ca që bëjnë si investigatorë, kur ekspozojnë nëpër ekrane pamjet e Tiranës, që është një qytet europian kur e shikon në ato pamje, i mbulojnë me llumin e fantazive të akuzave.. “ja ku pastrohen paratë e Europës”. U pastrokan në Shqipëri, në Tiranë paratë e Europës..” u shpreh kryeministri pak ditë më parë. (Video më lart)
Por dosja e sotme tregon se deformimi që krijuan paratë e gjeneruara nga trafiku i drogës në ekonominë shqiptare shkon përtej lejeve të ndërtimit. Tani këto para kanë depërtuar në vetë projektet publike, si në rastin e ndërtimit të shkollave, duke krijuar një zonë gri ku askujt nuk i intereson më të ndajë se ku mbaron paraja e krimit dhe ku fillon paraja e zhvillimit./Lapsi.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38