Flash News
Familja me 5 anëtarë bllokohet në malin e Tomorit nga moti i keq, ndërhyn policia
Bora bllokon rrugën e Arbrit, situatë problematike edhe në Qafën e Ulzës
Moti i keq bllokon rrugët në Shqipëri, policia: Ja akset problematike
I kërkuar për ekstradim në Itali, arrestohet kreu i klanit "Farruku"
Shpërthim me tritol në një hotel në Theth
"Shkolla nuk na vuri në dijeni", dëshmon për herë të parë babai i Martin Canit
Ka dëshmuar për herë të parë në polici, Engjëll Cani, babai i Martin Canit, 14-vjeçari që humbi jetën pasi u qëllua me thikë në zemër nga Mario Perlleshi.
Cani është pyetur këtë të mërkurë për herë të parë rreth ngjarjes.
Ai ka deklaruar se nuk është vendosur në dijeni nga shkolla apo instancat e tjera rreth konfliktit që ka patur 4 ditë para ngjarjes i biri me autorin.
Cani është pyetur nga Oficerët e Policisë Gjyqësore edhe nëse familja e autorit të dyshuar i ka kontaktuar apo takuar pas ngjarjes, teksa Engjëlli thotë se deri më sot nuk ka ndodhur diçka e tillë.
Babai i Martinit deklaroi se bashkëshortja e tij ka marrë vetëm një telefonatë nga shkolla për çfarë kishte ndodhur, dhe pavarësisht tentativave për t’u lidhur me stafin e shkollës, nuk iu është ngritur telefoni. Engjëll Canit i janë kthyer këtë të mërkurë sendet e Martinit.