Flash News

E-TJERA

Shkolla të depolitizuara? Socialistët shkelin ligjin, asnjë masë ndëshkimore

Shkolla të depolitizuara? Socialistët shkelin ligjin, asnjë

Neni 8 i ligjit për arsimin parauniveristar thotë se shkollat janë të depolitizuara. Por kjo nuk është marrë parasysh nga socialistët, të cilët duket se kanë harruar se këto institucione arsimore janë të pavarura nga ndikimi politik.

Deputetët e PS u shpërndaë ditën e nisjes së vitit të ri shkollor në disa prej shkollave të Tiranës. Madje ishin vetë ata që postuan foto nga vizitat që kishin kryer në shkolla, duke treguar se nuk i trëmben ligjit.

Kjo dëshmon se institucionet ligjzbatuese nuk funksionojnë në vend, pasi në të kundërt do të kishin marrë masa të menjëhershme ndëshkuese ndaj këtyre deputetëve.

Disa prej socialistëve, që në kundërshtim me ligjin, shkuan në shkolla, ku nuk munguan as sulmet politike ndaj kundërshtarëve, ishin kryebashkiaku Erion Veliaj, deputetët Xhemal Qefalia, Etilda Gjonaj, Belinda Balluku, Delina Ibrahimaj, Eduard Shalsi, etj.

Shqetësimin për këtë praktikë abuzive të përsëritur e ka ngirtur edhe Instituti i Studimeve Politike, dike i kërkuar Kuvendit të reagojë ndaj këtyre shkeljeve.

“Legjislacioni është i qartë: ai ndalon aktivitetet politike në shkolla dhe përdorimin e shkollës për politikë. Kodet e etikës dhe legjislacioni për mbrojtjen e fëmijëve gjithashtu janë të qartë në respektimin e etikës institucionale, ruajtjen e privatësisë, lejen prindërore dhe ndalimit të përdorimit të fëmijëve për imazh politik”, thotë ISP.

Të fundit