
Flash News
Parlamenti grek miraton projekt-ligjin për zgjerimin e detit me 12 milje në Jon
10 vjet pas protestës së 21 janarit me 4 viktima, Policia e Tiranës kërkon rihapjen e dosjes
Covid-19 në Shqipëri: 4 humbje jete dhe 670 raste të reja; mes viktimave edhe një 37-vjeçar
Albin Kurti përjashtohet nga gara e zgjedhjeve të 14 shkurtit
PD cakton drejtuesit politik në Berat dhe Dibër, detyrat i besohen Alizotit dhe Mziut
"Shkollat s’janë vatra të nxehta", deklaratat kontradiktore brenda 24 orësh nga Rama te Manastirliu
Nga data 1 dhjetor, sistemi ynë arsimor do t’i rikthehet mësimit online.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u shpreh në një deklaratë për shtyp deklaroi të mërkurën në mesditë se nga java e ardhshme Komiteti Teknik i Ekspertëve rekomandon zhvillim të mësimit i alternuar, fizik me atë online për shkak të situatës së krijuar nga pandemia.
“Pas rekomandimit të Komitetit të Ekspertëve kemi vendosur t’i rekomandojmë MASR që, nga data 1 Dhjetor, të aplikojë skenarët që parashikojnë kryerjen e mësimit të alternuar, pra në formën tradicionale, me prani fizike duke e kombinuar dhe me mësimin ne distance (online) bazuar në specifikat e sistemit arsimor dhe të dhënave lokale përkatëse në bashkëpunim me autoritetet shëndetësore”, tha ministrja, ndërsa pritet edhe reagimi dhe publikimi i udhëzimit nga ana e Ministrisë së Arsimit se si do të zhvillohet mësimi i kombinuar.
Megjithatë, pas këtij vendimi pati reagime të shumta, për faktin se vetëm 24 orë më parë, kryeministri Edi Rama, i shoqëruar edhe nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi deklaruan se shkollat nuk janë vatra të nxehta infeksioni.
“Dua të theksoj dhe njëherë se çfarë hapet dhe çfarë mbyllet është përgjegjësi e autoriteteve tona të autorizuara që kanë të gjithë ekspertizën dhe autoritetin ligjor që të marrin vendime në këto kohë të vështira. Shkollat nuk konsiderohen një vatër e nxehtë por një hapësirë që si të gjitha hapësirat e tjera kanë patjetër dhe potencialin e tyre të rrezikut.
Nga njëra anë është shumë e rëndësishme që masat të zbatohen nga çdo shkollë, siç po ndodh, që personeli drejtues dhe pedagogjik të jetë sa më i durueshëm dhe këmbëngulës në zbatimin e tyre dhe nga ana tjetër ajo çka kam dëgjuar nga ekspertët tanë është që në vlerësimet e përgjithshme që bëhen lidhur me shkollat, domosdoshmëria për të mbajtur një ekuilibër midis këtij aspekti, mbrojtjes së drejtpërdrejt dhe mbrojtjes psikologjike të fëmijëve është në rendin e ditës të kësaj vendimmarrjeje. Është një vendimmarrje në dorë të autoriteteve tona, nuk më takon mua, nuk na takon neve”, tha Rama.
Reagimi i PD
Nisur nga këto qëndrime, kryetari i PD-së, Lulzim Basha akuzoi qeverinë se po menaxhon situatën pa një plan konkret dhe kjo sipas Bashës, faktohet me vendimin për shkollat. Ai evidentoi se kryeministri nuk i cilësoi shkollat me rrezik të lartë për përhapjen e virusit dhe më pas i mbylli ato.
Basha thotë se qeveria duhet të marrë tre masa urgjente që janë: Rritja e testimeve, akomidimi i pacientëve dhe sigurimi i pajisjeve mjekësore dhe stafit.
"Një plan solid për menazhimin e pandemisë nis me një numër të lartë të testimeve. Pastaj nis procesi i atyre që do shtrohen në spitale me të gjitha mjetet spitaliore. Kemi gjashtë muaj që themi të vendosen në dispozicion spitalet rajonale. Kjo do e evitonte kolapsin.
Është e domosdoshme të veprohet urgjentisht me një plan. Dje tha shkollat nuk janë vatër infeksioni, sot i mbylli. Vendimi për shkollat tregon mungesë totale të planit dhe përgjegjshmërisë.
E mirëpres çdo lloj reflektimi, rolin kryesor si kryetar i opozitës është që të kursej jetë njerëzish. KJo nuk mund të luftohet me masa gjysmake dhe kuturu. Merr përgjegjësitë para shqiptarëve", u shpreh Basha.
Ditari politik









Të fundit


BE ofron një fillim të ri në marrëdhëniet me SHBA
20 Janar 2021, 22:54
Parlamenti grek miraton projekt-ligjin për zgjerimin e detit me 12 milje në Jon
20 Janar 2021, 22:32
Joe Biden mbërrin për herë të parë në Shtëpinë e Bardhë
20 Janar 2021, 22:18

Fotot më pikante nga inaugurimi i Joe Biden
20 Janar 2021, 21:20

Njerëzit "po bien në dashuri" me Amanda Gorman pas poezisë së saj në Inaugurim
20 Janar 2021, 20:50
Shenjat më me fat gjatë kësaj periudhë
20 Janar 2021, 20:15
Tri dokumentet e para që nënshkroi Joe Biden si presidenti i 46-të i SHBA
20 Janar 2021, 20:14

Kamala Harris dërgoi një mesazh të rëndësishëm me pamjen e saj të përurimit
20 Janar 2021, 19:32

Pse u pëlqye kaq shumë performanca e Jennifer Lopez në Ditën e Inaugurimit
20 Janar 2021, 18:50

A ka alternativa të reja më 25 prill?
20 Janar 2021, 18:45

Veshja e Jill Biden në Ditën e Inaugurimit sinjalizon një fillim të ri
20 Janar 2021, 18:33
Kamala Harris poston tweet-in e parë si zv.presidente e SHBA, mesazhi që përcjell
20 Janar 2021, 18:24
Biden: Sot festojmë triumfin, jo të një kandidati, por të kauzës së demokracisë
20 Janar 2021, 18:13
Ermonela Jaho shpallet nga ‘Internacional Cassical Music Awards’ si zëri i vitit
20 Janar 2021, 17:57

