Flash News

E-TJERA

"Shkon fshehurazi në Vlorë", Meta i përgjigjet Ramës dhe Gjiknurit: Le të vijnë dhe ata, më kërkuan qytetarët

"Shkon fshehurazi në Vlorë", Meta i përgjigjet
Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka komentuar edhe deklaratat e kryeministrit Edi Rama dhe deputetit Damian Gjiknuri, të bëra sot nga Vlora. Gjikunuri tha se Meta shkon "fshehurazi" në Vlorë, fakt i cili nuk është pranuar nga Kreu i Shtetit.

Meta i bëri ftesë Ramës dhe Gjiknurit, duke iu thënë se mund të shkojnë të gjithë bashkë, ndërsa shtoi se ka shkuar në Vlorë në mes të ditës pasi e kanë kërkuar qytetarët.

“Unë Vlorën e kam zemër dhe do kem zemër. Zotërinjtë e duan Vlorën për ta futur në xhepat e tyre dhe u janë fryrë xhepat shumë dhe ju duket Vlora e vogël. Nuk kam shkuar unë në Selenicë por ka ardhur Selenica këtu.

Presidenti nuk ka shkuar fshehurazi ka shkuar në mes të ditës. Ka qenë presidenti që ka vajtur se e kërkuan banorët nga Vlora në Orikum, pronat e të cilëve prekeshin nga një projekt i ri. Do shkoj përsëri atje. Po të duan të vijnë zotërinjtë atje sepse për çdo vepër publike duhet të bëhet një konsultim publik. Rruga është klienteliste", tha Presidenti.

Ky i fundit shtoi se "Presidenti lëviz gjithmonë në mes të ditës si president i popullit, jo si president i Bllokut me 400 makina, sirena e drita".

Të fundit