Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
“Shkon natën në Vlorë për LSI-në”, Meta i përgjigjet Ramës: Do iki sërish në Vranisht, po të dojë të vijë edhe Damiani
Presidenti Ilir Meta ka reaguar nga Vlora pas akuzave nga kryeministri Edi Rama dhe një shkrimit të publikuar sot në media se zhvillon takime të fshehta natën në Vlorë për LSI-në.
Në një komunikim me gazetarët, Meta i cilësoi akuzat si të gënjeshtërta dhe u vuri në dispozicion gazetarëve një foto nga takimi me banorët e Selenicës që të bëjnë verifikimet përkatëse.
“Këto janë shpifje kur shkruhen se presidenti vjen vetëm natën në Vlorë. Thashë të shkoj dhe njëherë ditën. Gënjeshtra është shndërruar në sistem në vendin tonë dhe aq më shumë në Vlorë, duhet ta marrë përgjigjen ballore.
Këtu keni një shkrim sot tek gazeta Tema, ‘Ilir Meta natën në Vlorë për LSI-në’.
Ja dhe foton në Selenicë, me komunitetin, e kishin kërkuar ata. Nuk jam shumë i habitur nga lajmi i botuesi i lajmit, por ajo që më habiti ishte deklarata e kryeministrit që presidenti ka ikur nga trutë.
KJo është fushatë mashtrimi e orkestruar nga kryeoligarku i Shqipërisë, që të përjetësojë një sistem të gënjeshtërt në Vlorë dhe Shqipëri. Dua t’i them atij dhe gjithë të tjerët që sa herë të më përmendë nga Vlora, përgjigjen do vij dhe t’ia jap këtu.
E meriton Vlora të mos jetojë më me gënjeshtra, por me dinjitetin që i takon, e meriton Selenica që mos të mashtrohet më. E kanë kërkuar ata presidentin dhe presidenti ka përmbushur detyrën e tij. ta mashtrojnë me asfalt elektoral. Presidenti ka vajtur në mes të ditës në Radhimë. Presidenti nuk ka ikur natën në Vranisht, do iki sërish se më kanë ftuar banorët dhe do iki sa herë do më kërkojnë dhe nëse do, le të vijë edhe Damiani”, tha Meta nga Vlora.