Flash News

E-TJERA

Shkon në 44 numri i viktimave nga përmbytjet në Turqi, evakuohen qindra banorë

Shkon në 44 numri i viktimave nga përmbytjet në Turqi, evakuohen

Ka shkuar në 44 numri i viktimave nga përmbytjet në rajonin e Detit të Zi të Turqisë, raporton AA.

Përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur goditën rajonin e Detit të Zi të mërkurën, duke lënë 36 persona të pajetë në provincën e Kastamonu, shtatë në Sinop dhe një në Bartın.

Deri më tani 341 persona janë evakuuar në Bartın, 1.480 në Kastamonu dhe 526 në provincën Sinop. Operacioni i kërkim-shpëtimit vazhdon në zonat e goditura nga përmbytjet.

Pas zjarreve që e "pushtuan" prej ditësh, duke lënë pas viktima dhe dëme të mëdha, tashmë Turqia po përballet me përmbytjet. Ditën e sotme 8 persona ndërruan jetë, pasi një aeroplan zjarrfikës u rrëzua, teksa po përpiqej të shuante flakët.

Të fundit