E-TJERA

Shkopinj, gurë dhe shishe qelqi/ Plagosen 10 efektivë, shoqërohen në polici 60 tifozë

Shkopinj, gurë dhe shishe qelqi/ Plagosen 10 efektivë, shoqërohen

Tifozët e Feyenoord dhe Romës e kanë kthyer Tiranën në një “fushë betejë”, pasi mbrëmjen e djeshme ka pasur përplasje dhe plagosje të punonjësve të policisë.  

Në një njoftim gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme, Policia e Shtetit bën me dije se si pasojë e dhunës së ushtruar nga tifozët e të dy skuadrave, janë plagosur 10 efektivë.

Ndërkohë shton se ka shoqëruar në ambientet e policisë 60 tifozë, 48 shtetas italian dhe 12 holandez. Policia thotë se “një grup tifozësh kanë lëvizur në drejtim të stadiumit "Air Albania" dhe sipas informacioneve tentonin të përplaseshin me një grup tifozësh të skuadrës tjetër.

Shërbimet e Policisë kanë tentuar t'i ndalojnë në rrugën "Mustafa Matohiti", ku tifozët e skuadrës Feyenoord, në mënyrë të dhunshme kanë goditur punonjësit e Policisë me shishe qelqi, shkopinj, gurë dhe sende të tjera të forta.

Më pas, një grup tjetër tifozësh, të skuadrës së Romës, kanë lëvizur në drejtim të urës së DVP Tiranë ku dhe atje janë përplasur me shërbimet e Policisë duke përdorur gurë, shishe e shkopinj”.

Të fundit