Flash News

E-TJERA

“Shkova në Turqi me 90% të mushkërive të bllokuara”, Andi Përmeti: As në krevat nuk lëvizja dot

“Shkova në Turqi me 90% të mushkërive të
Deputeti Andi Përmeti

Deputeti Andi Përmeti ka treguar eksperiencën e tij me koronavirus. Ai tha se pasi mori përgjigjen e tamponit u izolua, ndërsa rrëfeu se gjendja e tij shëndetësore erdhi duke u rënduar gjatë qëndrimit në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’.

Përmeti tregoi për "News24" se në momentin që mbërriti në Turqi, mushkëria e tij ishte 90% e bllokuar.

“Kam kaluar 21 ditë në Reanimacion, në një gjendje realisht të vështirë me mbi 90% e mushkërive e bllokuar kur shkova në Turqi. Për shkak të presionit, unë e kam pasur shumë vështirë të fle, më bënë qetësues dhe ilace për gjumë, por isha koshient gjithë kohës, ishte edhe e vështirë që të rrija zgjuar, isha në gjendje që nuk prekja dot as telefeoni, as nuk merrja një gotë me ujë, as në krevat nuk lëvizja dot, ishin ditë shumë të vështira të paktën në reanimacion”, tha ai.

Ai shtoi se e kishte kaluar një herë virusin në verë.

“Unë e kalova në qershor covid, lehtë, në shtëpi me medikamente normale, kisha vetëm temperaturë 14 ditë rresht, qëndrova 20 ditë i izoluar, më pas mendova që do kisha një lloj imuniteti, u riinfektova pas 4 muaj e gjysmë”, shtoi Përmeti.

Sa i përket përvojës te “Shefqet Ndroqi”, deputeti tha se protokolli, pajisjet dhe aparaturat lënë për të dëshiruar.

 

Të fundit