Flash News
Këmbimi valutor 15 shtator 2024, me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
Reshje shiu dhe shtrëngata, si parashikohet moti për sot
Ambulanca përplas motorin në Tiranë, një i plagosur
Berisha: Rama dhe Balla organizuan atentat ndaj meje, por dështuan
Aktakuza e SPAK, Berisha: Sollën si provë korrupsioni bamirësinë e dhëndrit dhe vajzës sime
Shkresa/ Kallëzimi i Ballës ndaj Berishës u dorëzua dhe u regjistrua brenda ditës
Hetimet nisura për privatizimin e ish-kompleksit Partizani janë një dosje voluminoze, sikurse kanë deklaruar gjyqtarët e çështjes dhe avokatët të cilët janë caktuar nga GJKKO, por më pas janë shkarkuar për shkak të profilit problematik.
Së fundmi, në një deklaratë për media Genc Gjokutaj, avokati i kryedemokratit ka nxjerrë shkresën e kallëzimit të Taulant Ballës për Berishën dhe Jamarbër Malltezin. Siç duket nga shkresa, kallëzimi ndaj tyre është dorëzuar dhe regjistruar në të njëjtën ditë, gjë e cila siç tha edhe Gjokutaj, është e pamundur.
“Që kjo çështje është politike, po bëj me dije edhe këtë faqe të kallëzimit, në të cilin keni edhe kallëzimin, edhe regjistrimin e procedimit brenda një dite. Është e pamundur që për çështje të tilla voluminoze, brenda një dite kalendarike pune, të dorëzohet kallëzimi dhe të regjistrohet procedimi penal,” tha Gjokutaj.
Berisha ka deklaruar vazhdimisht se hetimet e nisura ndaj tij dhe Malltezit janë një çështje politike, e stisur nga kryeministri Rama. Malltezi akuzohej në dosje për shpërdorim detyre si një zyrtar i lartë, në një kohë që ai nuk ka qenë i tillë.
Berisha e ka bërë të qartë se nuk do të paraqitet në SPAK për sa kohë që drejtësia mbetet e kapur nga Rama.