Flash News

E-TJERA

‘Shkrihen akujt’ me Ramën? Meta: Pse e dekretova lirimin e Begajt, atë ditë nuk pata komunikim me Berishën

‘Shkrihen akujt’ me Ramën? Meta: Pse e dekretova lirimin e

Presidenti Ilir Meta ka sqaruar sërish pse vendosi të formosë dekretin për lirimin nga detyra të Bajram Begajt si shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, ndërsa ndodhej në Stamboll, teksa kreu i PD, Sali Berisha i bëri thirrje të dilte kundër këtij akti.

I pyetur në emisionin “Open” në News24, nëse ka një zbutje të marrëdhënieve me kryeministrin Edi Rama, pasi Begaj erdhi si propozim i pS, Meta u shpreh se dekreti i tij nuk ka lidhje me këtë, por nuk kishte asnjë arsye që ta pengonte kandidimin e Presidentit te ri.

Meta tha se atë ditë nuk ka patur komunikim me Berishën por me deputetin Tritan Shehu.

“Më duket një debat tërësisht absurd, megjithatë jemi në demokraci dhe çdo akt mund të kontestohet, por besoj se kam kryer detyrën time, që më takonte, në mënyrë që të mos pengoja parlamentin të ushtronte të drejtën e tij, raundin e katërt.

Qëlloi që kandidati i propozuar kishte një pengesë për t’u shprehur Kuvendi dhe derisa u bë një kërkesë zyrtare nga qeveria dhe vetë kandidati, që kishte dhënë dorëheqjen nga pozita e shefit të Shtabit dhe kishte kërkuar të lirohej, pa dyshim që unë nuk kisha asnjë arsye që të mos i krijoja këtë mundësi.

Per dekretin per Begaj, nuk kam patur komunikim me Kryeministrin, por me ministrin e Mbrojtjes. Dekreti eshte hartuar ne Tirane dhe është firmosur ne Stamboll. Nga opozita nuk kam patur komunikim me z.Berisha, por me z.Tritan Shehu”, tha Meta.

 

 

Të fundit