Flash News

E-TJERA

Shkrihet Agjencia e Diasporës, MEPJ: Sjell kosto të panevojshme për buxhetin

Shkrihet Agjencia e Diasporës, MEPJ: Sjell kosto të panevojshme

Agjencia e Diasporës e krijuar 5 vite më parë pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme do të shkrihet.

Qeveria ka vendosur të shkrijë agjencinë për të ulur kostot, teksa punën e agjencisë e kryen një sektor pranë MEPJ. Bazuar në projektligj, shkrirja e agjencisë do t’i kursejë buxhetit të shtetit 71 milionë lekë, nga të cilat 35 milionë lekë janë shpenzime për personelin.

Në projektligj thuhet se agjencia që merrej me çështjet e diasporës thjeshton proceset, por i ndërlikon duke sjellë kosto të panevojshme për buxhetin e shtetit.

Kujtojmë se një vit më parë u shkri Ministria e Diasporës e drejtuar nga Pandeli Majko.

Të fundit