Flash News

E-TJERA

Shkrirja e Akademisë Albanologjike, Gurakuqi: Po tentojnë t’i bëjnë qejfin Gjinushit

Shkrirja e Akademisë Albanologjike, Gurakuqi: Po tentojnë t’i

Historiani Romeo Gurakuqi ka komentuar planin e qeverisë për të shkrirë Akademinë e Studimeve Albanologjike dhe për ta bashkuar me Akademinë e Shkencave.

I ftuar në A2 CNN, Gurakuqi tha se i gjithë plani i qeverisë, është një nismë që tenton t’i bëjë qejfin Skënder Gjinushit.

Historiani u shpreh se dy institucionet e mësipërme bazohen në dy ligje krejtësisht të ndryshme nga njëra-tjetra.

“Shkrirja e Akademisë së Studimeve Albanologjike është një nismë e kahershme, e ndërmarrë nga Kryesia e Akademisë së Shkencave. Janë dy institucione të bazuara në dy ligje krejt të ndryshme dhe të dekretuara nga Presidenti i Republikës. Është e pamundur që një institucion honorifik, si Akademia e Shkencave, që operon me një ligj krejt tjetër, të mund të ndërhyjë në tagrin, punën dhe pavarësinë e Akademisë së Studimeve Albanologjike. Po tentohet t’i bëhet qejfi personazheve të një bote të shkuar, që nuk kanë vend në Shqipërinë e sotme. Nga ardhja e tij (Gjinushit) ka nisur një presion ndaj institucionit tonë. Të godasësh të gjithë trashëgiminë e 100 viteve në fushën e kërkimit shkencor, është sipërmarrje shumë e gabuar”, tha Gurakuqi.

Të fundit