Flash News

E-TJERA

Shkrirja e Albanologjisë, Ceka-kolegëve: Me qeverinë “mos e kruani”

Shkrirja e Albanologjisë, Ceka-kolegëve: Me qeverinë “mos e

Historiani dhe arkeologu, Neritan Ceka ka treguar arsyer se pse sipas tij, qeveria ka vepruar mirë me shkrirjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike.

Për Panorama Tv, Ceka tha se ASH u dobësua duke u kthyer në akademinë e qokave.

Arkeologu i drejtoi dhe një këshillë kolegëve që në duke erdhi si një formë kërcënimi. Ai i sugjeroi të mos “e kruajnë” me qeverinë, pasi sipas tij duan që ta privatizojnë Albanologjinë.

Ceka shtoi më tej se nuk ka qenë adhurues i qeverisë, por sipas tij kjo qeveri ka bërë një akt kombëtar.

“Në gjendjen që janë do shkojnë drejt shkatërrimit, duke u përplasur me qeverinë humbin kohën. Me largimin e tyre ASH u dobësua dhe u bë akademia e qokave, edhe këta ranë në shi dhe breshër dhe mbeten pa fonde dhe u bënë për të qarë hallin. Tani çfarë po ndodh? ASH mori veten.

Janë ca që kanë kapur projektet dhe profesoratin dhe duan ta mbajnë kështu. Unë jam i familjes por nuk mund t’ja lë kolegëve të mi që të marrin peng, jo një institucione që ka nisur me babain tim, ka vazhduar me mua dhe vazhdon me vajzën time. Këta duan ta privatizojnë. Ta mbyllim këtë histori. Kjo është këshilla ime me qeverinë këta nuk kanë pse kruhen sepse qeverisë këta nuk i kanë çuar asnjë dokument sesi duhet të bëhej.

Kanë pritur nga qeveria, si të gjitha që presin ata që nuk dinë nga bie rruga. Në vend që ta kuptojnë që qeveria e ka mirë, unë nuk kam qene adhurues i kësaj qeverie, por në këtë rast kjo qeveri ka bërë një veprim kombëtar”, u shpreh Ceka.

Të fundit