Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Shkrirja e Albanologjisë, Fuga: Tufëzim i instituteve, ata që ndikuan në VKM do jenë në azile pas 20 vitesh

Akademiku Artan Fuga ka reaguar sërish mbi shkrirjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike me vendim të qeverisë dhe bashkimin me Akademinë e Shkencave.
Në Facebook, Fuga e krahason shkrirjen e Albanologjisë me vendimet prishëse dhe më shkatërrimtare që janë marrë në Shqipëri, përfshirë këtu krahasimin me ndalimin e librave në vitin 1946, apo tufëzimin e vitit 1981.
Fuga shkruan se shkrirja e Albanologjisë i heq shkencat shoqërore albanologjike nga duart e një drejtimi të zgjedhur nga komuniteti shkencor, dhe i vendos në drejtimin e një forumi, i vendos studiuesit e shkencave shoqërore dhe albanologjike të moshave mesatare 40 - 50 vjeç nën autoritetin e akademikëve që janë në moshën mesatare nga 70 deri 80 vjeç dhe shumë pasoja të tjera që Fuga rendit.
Sipas akademikut, ky është një tufëzim i institucioneve shkendore të Shqipërisë.
Postimi:
Edhe një herë për shkencat albanologjike dhe tufëzimin e instituteve shkencore të saj!
Vendimi për prishjen e qendrës të studimeve albanologjike dhe shkatërrimin e instituteve si pjesë e një institucioni kërkimor shkencor të pavarur, e krahasoj me vendimet prishëse më shkatërrimtare që fatkeqësisht kanë rënë mbi Shqipërinë në këtë shekullin e fundit.
Vetëvrasja jonë kolektive në shekuj!
Njësoj ta zemë si vendimi për ndalimin e librave të dëmshëm dhe heqja nga qarkullimi me vendim të qeverisë në vitin 1946, njësoj si shkatërrimi i ligjeve në 1967, nga e cila goditje Shqipëria nuk po e merr veten edhe pas 60 vjetësh në respektimin e ligjeve, njësoj si vendimi për tufizimin në 1981, që nuk la këmbë derri dhe lope në këmbë, njësoj si vendimi për të lejuar piramidat financiare që e hodhën Shqipërinë në vaj e zi në 1997!
Nga pikëpamje shkencore, ngjitja e këtyre instituteve me akademinë e shkencave është me këto pasoja për ata që kuptojnë sadopak nga menaxhimi i kërkimit shkencor, se të tjerët nuk pretendoj të kuptojnë:
- I heq shkencat shoqërore albanologjike nga duart e një drejtimi të zgjedhur nga komuniteti shkencor, dhe i vendos në drejtimin e një forumi, asambleja e ash, ku kërkuesit shkencor jo vetëm nuk do të ushtrojnë asnjë vullneti, por do ta shohin me dylbi të drejtën për të zgjedhur drejtuesit e institucionit.
- I vendos studjuesit e shkencave shoqërore dhe albanologjike të moshave mesatare 40 - 50 vjeç nën autoritetin e akademikëve që janë në moshën mesatare nga 70 deri 80 vjec. Pra, nën drejtimin e një brezi të plakur, që dikur me kontribute, sot gëzojnë vitet e pleqërisë së mbarë.
- I vendos kërkuesit shkencor të albanologjisë, të cilët kanë mundësi fizike, dhe mendore të bëjnë punë të lodhëshme në terren, ekspedita, misione eksplorimi, vëzhgime, intervista, anketa në terren, nën kontrollin dhe drejtimin institucional të një grupi shoqëror studjuesish, të nderuar sigurisht, me kontribute, sigurisht, por që në shumicën e tyre nuk kanë më asnjë mundësi fizike dhe materiale për të qenë në terren, atje ku ballafaqohesh me faktet shkencore, ose në punë të lodhëshme në arkiva.
- I vendos forcat e gjalla për punë, forcat aktive kërkuese shkencore të studjuesve të albanologjisë nën drejtimin dhe kontrollin, nën autoritetin e studjuesve, sigurisht me kontribute dikur, por që kanë dalë në pension. Për herë të parë ata që ligjërisht janë në statute pune, vihen në historinë e njerëzimit nën autoritetin e pensionistëve.
- Vendos brezin e studjuesve të shkencave shoqërore dhe të albanologjisë, që bëjnë kërkimin shkencor dhe janë në kulmin e mundësive për t'u ballafaquar me korpuse dokumentare dhe me fakte terreni, etj. në vitet 2020, nën autoritetin e një asambleje, sigurisht, me individë me kontribute, por që e kanë pasur pjekurinë dhe kulmin e tyre, mesatarisht në vitet 80 ose 90, hajde deri në vitet e para të shekullit tonë. Pra, brezi i shekullit 21 vihet nën kontrollin e brezit të një shekulli më parë.
- Studjuesit e shkencave shoqërore dhe të albanologjisë që janë të specializuar në disiplinat specifike përkatëse vihen nën autoritetin e një grupi akademikësh, të nderuar sigurisht, por që në gjysmën e tyre, kur të votojnë, duhet të përballojnë me intuitë dhe disiplinë institucionale gjatë vendimarrjeve paditurinë tërësore shkencore në fushat albanologjike. Të studjosh yjet, ose thellësitë e shtresave të tokës, tërmetet, apo të shohësh përhapjen e një virusi nuk ka fare lidhje ta zemë me ison gjirokastrite apo me kostumet e Mirditës, lëre me regjimet politike gjatë historisë në Shqipëri, apo me fonetikën. Shkenca vihet në autoritetin e intuitës, dija shkencore vihet nën kontrollin e opinionit.
- Studjuesit e shkencave shoqërore dhe të albanologjisë kanë detyrime ligjore për plane pune, etj., kurse një pjesë e konsiderueshme e akademikëve, sado shumë të nderuar dhe me kontribute në të kaluarën, ligja nuk u njeh asnjë detyrim në qendrën akademike. Punonjësi me statut administrativ vihet nën kontrollin e një shumlice vullnetarësh.
- Për herë të parë punonjësit shkencorë studjues të albanologjisë vihen në kontrollin dhe drejtimin e punonjësve të jashtëm, sepse akademikët me përjashtim të nja katër a pesë prej tyre të gjithë janë punonjës që nuk bëjnë pjesë në organigramën e punonjësve të brendshëm të akademisë të shkencave.
- Pjesa më e madhe e kërkuesve shkencorë të albanologjisë ka përfunduar studimet universitare dhe ato doktorale me programe mësimore dhe shkencore të pas viteve '90, një pjesë e madhe me diploma të huaja, kurse ata vendosen pas kësaj nën drejtimin e kontrollin e akademikëve, sigurisht të nderuar, por që në pjesën dërmuese kanë bërë studime universitare me programe të shkollës të izolimit diktatorial dhe pa diploma të huaja. Flas mesatarisht. Në këtë mënyrë formimi i pasviteve 90 vendoset nën mendësinë e formimit të viteve 80.
- Të mos harrojmë që studjuesit e shkencave shoqërore vendosen edhe një herë nën drejtimin dhe orientimin e akademikëve, të nderuar sigurisht, por pjesa e tyre më afër albanologjisë, ka drejtuar dikur albanologjinë dhe më pas natyrshëm ka shkuar në pension. Edhe një herë kemi restaurimin e drejtuesve të larguar nga postet e dikurshme, tashmë në pension, që do të kontrollojnë ish punonjësit e tyre.
Ja çfarë bënë!
- Vkm u kërkon kërkuesve shkencorë të albanologjisë të bëjnë punë për fjalorin, enciklopedinë, tekstin e historisë, ndërkohë që në vend që këto projekte të shkonin atje ku e kishin vendin, në albanologji, shkon shkenca atje ku vërtiten si dhurata politike projektet. Të imagjinosh që studjues të rinj të albanologjisë, të cilët kanë nevojë të bëjnë studime bazike në kërkimin e tyre shkencore, u kërkohet të bëjnë punime fundore karriere sikurse janë fjalorët dhe enciklopeditë.
Fundi vihet në fillim dhe fillimi vihet në fund!
Cila do të jetë pasoja në njëzet vjetët e ardhshëm : Askush nga ata që ndikuan vkm nuk do të jetë në gjendje pune, uroj të jenë në jetë, në shtëpitë e tyre, jo në azile, e spitale, por një gjë dihet: Shqipëria atëmot do ta dijë edhe më pak se kjo e sotmja se çfarë ka qenë, ç'është dhe ç'do të bëhetë !
Nuk di nëse është ky qëllimi i tufëzimit të instituteve të albanologjisë, por di si buka që ha se cila do të jetë pasoja!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38