Flash News

E-TJERA

‘Shkrirja’ e gjykatave, kush janë prokurorët e transferuar nga KLP

‘Shkrirja’ e gjykatave, kush janë prokurorët e transferuar

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka firmosur transferimin e disa prokurorëve pas mbylljes së 9 Gjykatave të Shkallës së Parë në rrethe.

Sipas vendimit të KLP-së, ka nisur procesin e ristrukturimit të prokurorive pranë Gjykatave të Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm duke i riorganizuar ato në 13 prokurori, përkatësisht atje ku mbesin Gjykatat e shkallës së parë.

“Prokurorët e emëruar/caktuar (në mënyrë të përhershëm) në Prokuroritë pranë Gjykatave të rretheve gjyqësore Berat, Dibër, Elbasan Fier, Gjirokastër, Lezhë, Korçë, Kukës, Sarandë, Shkodër, Tiranë, Vlorë dhe Durrës qëndrojnë në pozicion në strukturën e Prokurorisë pranë Gjykatave të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm pranë së cilës kanë emërimin/caktimin e përhershëm.

Prokurorët e emëruar/caktuar (në mënyrë të përhershëm) në Prokuroritë pranë Gjykatave të rrethit gjyqësor Mat, Lushnje, Përmet, Kurbin, Pogradec, Tropojë, Pukë, Krujë dhe Kavaje të cilëve ju suprimohet pozicioni për shkak të riorganizimit/ristrukturimit, transferohen prokurorë në Prokuroritë pranë Gjykatave të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm që ka në kompetencë tokësore prokurorinë pranë së cilës prokurori ka ushtruar më parë funksionin.

Gjithashtu në të njëjtën vendimmarrje, janë marrë masa për transferimin e prokurorëve pozicioni i të cilëve në strukturat e prokurorive ku ata janë caktuar në mënyrë të përhershme, është suprimuar, pasi Këshilli në bazë të germës “b” pika 1 dhe germës “b” pika 2 të nenit 44 të Ligji për Statusin ka detyrimin të transferojë këto magjistratë brenda 6 muajve nga momenti i ristrukturimi në një prokurori të të njëjtit nivel dhe të njëjtës kompetencë ligjore.

Sqarojmë se në prokuroritë e shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm ka një total prej 43 vakancash të përhershme, ku për 12 nga këto vakanca në Tiranë ka nisur procedura e plotësimit  nëpërmjet lëvizjes paralele, pasi nga Këshilli janë vlerësuar nevojat e sistemit si dhe moscënimi i funksionalitetit të prokurorive nga të cilat mund të vijnë kandidatët prokurorë për plotësimin e vakancave”, njofton KLP.

‘Shkrirja’ e gjykatave, kush janë prokurorët e transferuar ‘Shkrirja’ e gjykatave, kush janë prokurorët e transferuar ‘Shkrirja’ e gjykatave, kush janë prokurorët e transferuar

Të fundit