E-TJERA

Shkrirja e Komisariatit Nr. 2 në Tiranë, Lala: Policia s'mund të funksionojë si bandë kriminale

Shkrirja e Komisariatit Nr. 2 në Tiranë, Lala: Policia s'mund

Shkrirja e komisariatit nr. 2 në Tiranë, pak ditë pas arrestimit të Altin Morinës, të shumë kërkuarit nga SPAK në kuadër të operacionit “Revanshi”, me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të policisë, Ilir Proda, ka nxitur reagime të shumta. 

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në MCN TV, tha se arrestimi i Morinës ka sjellë largimin nga detyra të shefit të komisariatit nr. 2, shefit të krimeve, OPGJ-së dhe gjysmës së agjentëve të komisariatit, të cilët janë transferuar ose kaluar në trupën e patrullës së përgjithshme në komisariate të tjera.

Për këtë, Lala shprehu se Proda duhet të bëjë transparencë për këtë rast dhe jo të lejojë që Policia të funksionojë si një "bandë kriminale".

"Policia e Shtetit do të duhej të kishte dalë sot zyrtarisht dhe të kishte bërë transparencë për skandalin që ka ndodhur në Komisariatin nr. 2. Pothuajse e gjithë kupola e këtij komisariati është larguar, dhe tentativa për dorëheqje ende nuk është pranuar nga shefi i komisariatit.

Transferimi i shefit të krimeve ka ndodhur pas arrestimit të Altin Morinës, ish-shef efektiv i Forcave speciale RENEA, i cili ishte në kërkim nga ana e Prokurorisë për dyshime lidhur me lëndë narkotike dhe grupe kriminale. Pas këtij momenti ka pasur goditje edhe në një ambient të lojërave të fatit.

Unë i kam bërë pyetje drejtuar z. Proda dhe mendoj se situata në komisariatin nr. 2 është jashtëzakonisht problematike. Policia e Shtetit nuk mund të funksionojë si bandë kriminale. Proda duhet të bëjë transparencë për këtë rast", tha Lala. 

 

Të fundit